Kolonel Gazmend Hoxha takohet me Admiralin Stuart B. Munsch, flasin për sigurinë në vend

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, me stafin e tij, priten në takim Admiralin Stuart B. Munsch, me bashkëpunëtorë.
“Takimi u zhvillua në një frymë mikpritëse dhe u diskutuan çështje të rëndësishme për sigurinë dhe situatën e përgjithshme në vend”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se, bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me ta është kruciale dhe mjaft e rëndësishme për Policinë e Kosovës.
“Mbështetja e partnerëve të rëndësishëm për siguri, bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me ta është kruciale dhe mjaft e rëndësishme për Policinë e Kosovës si organizatë kryesore për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve pa dallim në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit të PK-së.
/Shqip.com