Sport Shqiptar

Polonia kalon në epërsi ndaj Shqipërisë

Shqipëria është duke pësuar disfatë ndaj Polonisë në ndeshjen që ka filluar në ora 20-45.

Polakët kanë kaluar në epërsi me anë të Swiderski në minutën e 77-të, shkruan Shqip.com.

Pas shënimit të këtij goli, publiku ka hedhur gjësende në fushë dhe është ndërprerë ndeshja.

Momenti kur publiku hedh gjësende në fushë

Kuqezinjët e patën kontrollën e ndeshjes gjatë pjesës së parë, po 45 minutëshi i dytë po del të jetë më ndryshe. Mysafirët ishin më kërkues dhe në rastin e parë serioz arritën që të tundin rrjetën.

Siq qëndrojnë gjërat mometnalisht, Polonia ngritet në vendin e dytë me 17 pikë, dy më shumë se kuqezinjët që zbresin në vendin e tretë.

Nëse mysafirët arrijnë që ta ruajnë këtë epërsi deri në fund të takimit, atëherë do e sigurojnë zonën e “Play-offit”, për kualifikim në Kapionatin Botëror “Katari 2022”./Shqip.com