Lajme

Haxhiu: Kusari-Lila s’ka biseduar me Radojçiqin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mohuar se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka biseduar me kriminelin Millan Radojçiq.

Ajo në Debat Plus, i ka dalë në mbrojtje Kusari-Lilës, duke thënë se me Slavko Simiqin e Listës Serbe ka folur për votimin e ligjeve që janë në interes të Kosovës.

Haxhiu tha se audio-incizimet e publikuara nga mediumi Nacionale, janë të paligjshme.

“Mimoza nuk është takuar me Radojciqin as nuk ka biseduar me të. Ka pasur me të tjerë që e kanë takuar, e kanë pritur në zyre ndoshta edhe në shtëpi. Në ato incizime kjo flet me Simiqin, i gjithë diskutimi është votimi i ligjeve. Po të kishte efekt biseda e Mimozës me Simiqin, sigurisht ato incizime të paligjshme sepse janë të paligjshme, janë vepër penale, sepse nuk kam autorizim…”, tha ajo.

/Shqip.com