Ndërtimi i termocentralit, Kosova humb betejën në Arbitrazh

Kosova ka humbur përballjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit me kompaninë amerikane “ContourGlobal”.
Me këtë vendim, Kosova obligohet t’i paguajë mbi 20 milionë euro dëmshpërblim kompanisë në fjalë.
Ministria e Drejtësisë ka thënë se vendimi finali Gjykatës është pranuar nga Avokatura Shtetërore, ndërsa shuma e plotë që Kosova duhet t’ia paguaj kësaj kompanie është 20,053,125.63 euro.
Megjithatë, kjo ministri ka paralajmëruar se këtë vendim do ta sfidojnë në gjykatën civile të Mbretërisë së Bashkuar.
Në dhjetor të 2017-ës Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa në mars të vitit 2020, kompania ishte tërhequr nga ndërtimi i termocentralit dhe e kishte dërguar Kosovën në Arbitrazh për mosrespektim të kontratës.
/Shqip.com