“Në kërkim të mbiemrit, unë do ta jap një djalë”, modelja ruse i premton fëmijë Don Xhonit
Publikuar:
(12.10.2021 17:19:23)

Modelja ruse, Ariana Lirey tashmë ka bërë tituj në faqet rozë për një lidhje të mundshme me reperin nga Drenica, Don Xhon.
Ajo u bë e njohur për publikun pasi bëri tatuazh fytyrën e reperit, ndërsa tani po vazhdon të komentohet për veprimet e tjera.
Ajo së fundmi pëlqimin e ka shprehur edhe në një formë tjetër duke bërë një dedikim për reperin në Instagram.
“Në kërkim të mbiemrit tuaj, unë dua të ua jap një djalë. Xh”, kanë qenë fjalët e Lirey.

Ariana ka bërë që të komentohet për këtë pasi saktësisht nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes dhe nëse kjo do të jetë e vërtetë.
Reperi në anën tjetër, po vazhdon të marrë vëmendje të madhe e të jetë njëri ndër më të pëlqyerit, duke mos e komentuar shumë situatën më modelën ruse./SHQIP.com