Federata e futbollit në Shqipëri tregon se çka nuk iu lejohet tifozëve të kenë brenda në stadium

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se në stadiumin e “Air Albania” sonte nuk do të lejohen çadra apo bidonë uji
E vetmja gjë që do të lejohet brenda në stadium është flamuri kombëtar.
Ndeshja e cila fillon nga ora 18:00 kundër Polonisë është tejet e rëndësishme për kombëtaren shqiptare për shkak se Shqipëria ka një pik më shumë sesa Polonia.
22 mijë spektatorë pritet të jenë në stadium në mbështetje të kombëtares kuq e zi.
Por, sipas njoftimit të Federatës nuk do të lejohen të hynë në stadium personat nën moshën 16 vjeçare pa shoqërimin e prindërit apo shoqëruesit.
Rëndësia e ndeshjes:

Shqipëria pret Poloninë, në një takim “jetë o vdekje”, pasi kombëtarja shqiptare ka 15 pikë në vendin e dytë, ndërkaq Polonia një më pak; 14 sosh.
Kështu një fitore sonte do t’i jepte Shqipërisë komoditet për ndeshjen që e zhvillon kundër Anglisë më 12 nëntor – e më pas edhe ndaj Andorës më 15 nëntor, poqë në atë përballje kombëtarja cilësohet favorit në letër.
Vendi i dytë në grup dërgon në playoff – kështu Shqipëria do ta ketë mundësinë që me një “lëshim shpirti” në fushë të shkojë në një kampionat botërori – ku deri më tash s’ka luajtur kurrë.
Por, para se të realizohet ajo – sonte mbrojtja shqiptare duhet ta “blindojë” sulmuesin e rrezikshëm polak, Robert Lewandowski.
Ajo fitore ishte më shumë se tri pikë për kombëtaren – pra një mobilizim për ta prekur ëndrrën: Katari 2022. /Shqip.com