Lajme

Fillon seanca ndaj Mustafës, dëshmitari i katërt jep dëshminë sot

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa

Dëshmitari i katërt ka filluar të martën dëshminë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, përcjell Shqip.com.

Pasi që dëshmitari i katërt u fut në sallë për të dëshmuar, seanca ka kaluar në private.

Ish-komandanti i UÇK-së – Salih Mustafa, gjatë një seance gjyqësore.

Po ashtu, edhe identiteti i këtij dëshmitari nuk do të bëhet i ditur dhe është i mbrojtur nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 ka kryer krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, afër Prishtinës.

Lexo edhe:
Dëshmitari i tretë në rastin e Mustafës: Kisha infeksion në nofull, s’guxoja të shkoj në spital e të them se më dëmtoi UÇK-ja

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 28 shtator, vitin e kaluar dhe katër para ngritjes së asaj aktakuze ishte arrestuar me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.

Gjatë seancës së fundit, Mustafës i është thënë se “viktimat e tij kanë qenë shqiptarë”.

Bashkë me Mustafën në Hagë po mbahen edhe figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-shefin politik të UÇK-së dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lexo edhe:
Gjykata Speciale kërkon nga Policia e Kosovës të tregojë se a mund të ofrojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 3 gusht 2015. /Shqip.com