Lajme

Ende janë të mbyllura pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Pika kufitare në Jarinjë
Pika kufitare në Jarinjë

Pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, ende janë të mbyllura.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuftiar.

Këto pika u mbyllën pas sulmit të së dielës nga terroristë serbë ndaj Policisë së Kosovës, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, një polic i plagosur dhe dy të lënduar.

/Shqip.com