Uka: Leposaviqi voton që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës
Publikuar:
(14.09.2023 12:24:25)

Në Kuvendin Komunal të Leposaviqit është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka.
“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se AKK-së javë më parë i është bashkuar edhe Mitrovica e Veriut.
/Shqip.com