Kryediplomati rus në Beograd: Pranojmë çdo zgjidhje për Kosovën që i përshtatet Serbisë
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/beograd.png)
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka deklaruar në Beograd të dielën se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim në raport me Kosovën.
Sipas tij, nuk duhet të ketë zgjidhje për Kosovën e cila nuk i konvenon Serbisë, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Shqip.com
“Jemi ndier të provokuar me veprimet e organizuar në veri të Kosovës në fund të shtatorit”, tha kryediplomati rus.
“Serbia dhe Presidenti Vuçiq treguan përmbajtje dhe dhanë kontribut për zgjidhjen e krizës”, pretendon ai.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/ministri-rus.jpg)
Madje, Lavrov ka kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Rusia vazhdon që ta refuzojë pavarësinë e Kosovës – e njohur nga mbi 100 shtete përfshirë SHBA-të, 22 shtete të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Turqia, Arabia Saudite, Japonia etj.
Madje, Rusia e ka ndihmuar Serbinë në procesin e pengimit të Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. /Shqip.com