41 vjeçarja kosovare arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari”
Publikuar:
(11.07.2021 20:54:54)

Një grua 41 vjeçare është arrestuar me të zbritur në Aeroportin “Adem Jashari”.
Ajo kishte një fletë-arrest nga Gjykata Themelore në Pejë, të cilin e zbatoi policia.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ajo është dërguar në Pejë dhe do të dal para gjykatës kur të plotësohen kushtet. /Shqip.com