Lajme

Peskov: SHBA-ja po e shtyn Ukrainën drejt luftës

Uashingtoni po e shtyn Kievin që të luftojë “deri në ukrainasin e fundit” duke mos kursyer asnjë shpenzim ka deklaruar së fundmi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov u shpreh se megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përpjekjet e rusëve në fushëbetejë.

Duke komentuar mbi raportimet se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mund të njoftojë ndarjen e ndihmës financiare shtesë për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Kiev, Peskov tha se SHBA po mbështet financiarisht përpjekjet e Ukrainës gjatë luftës.

Ai shtoi se SHBA do e shtyjë Ukrainën në betejë “deri në ukrainasin e fundit”, por theksoi se asgjë nuk do e ndalë veprimtarinë ushtarake të Moskës.

/Shqip.com