Lajme

Mustafa: Ishte e rëndë t’i shihja miqtë e mi në Hagë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa, i njohur si “Remi”, ka rrëfyer në T7 momentin kur u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

E momentin më të rëndë që e tha ai ishte kur i pa miqtë e tij si në bankë si të akuzuar.

“Unë kam qenë edhe për dëshmi si i dyshuar, kur miqtë e mi ishin në bankë të të akuzuarve. Ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Pa përjashtim”, ka thënë Remi.

Më tutje, ai ka thënë se është e parëndësishme nëse me ndonjërin prej tyre ka pasur marrëdhënie jo të mira pas lirisë së Kosovës.

“Gati është e parëndësishme, kanë qenë bashkëluftëtarë të mi, historia prejse kam fillu me u njoftë me ta vinte e sillej nëpër kokë. Është e rëndë”, ka thënë ai.

/Shqip.com