Lajme

Kurti: Serbia po refuzon t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare.

Kosova i ka 1 mijë e 617 të zhdukur më forcë gjatë luftës së fundit.

Kurti ka thënë se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

Lexo edhe:
BE: Nevojitet përparim i dukshëm në ndriçimin e fatit të 1616 personave të zhdukur

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

/Shqip.com