Aksident i rëndë në Gjermani, vdesin 2 persona
Publikuar:
(30.08.2023 19:18:47)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me tre kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i pestë u përplas me katër të tjerët, raporton AP News.
Prej përbërjes së materialeve brenda në kamionë, u raportuan disa shpërthime dhe banorëve pranë vendngjarjes iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.
Gjithashtu, u raportua se autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera.
/Shqip.com