Një vajzë dyshohet se është rrëmbyer nga i dashuri dhe është dërguar në Shqipëri
Publikuar:
(27.08.2023 09:06:42)

Një burrë nga Viti ka raportuar se nga 20 gushti dyshon që dikush ia ka rrëmbyer vajzën dhe e ka dërguar në Shqipëri.
Ai ka thënë se nuk e ka raportuar rastin më herët për shkak se ka menduar që vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj.
“RRËMBIM – Viti,20.08.2023-03:00. Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu, bëhet me dije se, rasti është duke u hetuar.
/Shqip.com