Peleshi tregon se pse Greqia i refuzoi zjarrëfikësit e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka treguar arsyen se pse Greqia ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë, duke i kthyer mbrapsht zjarrëfikësit.
Peleshi, ka deklaruar se: ” Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera”.
Tutje, ai tha se janë të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia po përjeton nga zjarret masive.
”Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e angazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë”, ka thënë Peleshi.
/Shqip.com