Ansu Fati – Barcelona, vendimi tashmë është marrë
Publikuar:
(17.08.2023 10:19:52)

Disa javë më parë, trajneri Xavi ia bëri të qartë Ansu Fatit se gjëja më e mirë që mund të bënte ishte largimi nga Barcelona dhe sulmuesi duket se ka reflektuar së fundi.
Ansu u ka dhënë urdhër njerëzve që e menaxhojnë që t’i gjejnë një ekip të ri.
Në këto momente ka interesim të disa skuadrave të mëdha të Evropës dhe mundësia që ai të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar janë të mëdha.
Një nga klubet me të cilat ai është shoqëruar në orët e fundit është Atletico Madrid.

Ai ka ngjallur edhe interesimin e klubeve angleze si Arsenali dhe West Ham.
Në fund të listës është edhe Al Hilal, që po ashtu kanë shprehur interesim për të transferuar sulmuesin premtues.
/Shqip.com