Raportohet për një vdekje të dyshimtë në Lipjan
Publikuar:
(17.08.2023 09:32:23)

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur dje në qytetin e Lipjanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete.
“Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
/Shqip.com