Lindner: Ukraina nuk duhet ta humbasë këtë luftë
Ministri gjerman i financave, Christian Lindner, ka vizituar Kievin, ndërsa ka theksuar se Gjermania është me Ukrainën, në çdo hap të saj.
Lindner tha se do të zhvillonte bisedime konkrete me administratën ukrainase, së cilës Gjermania tashmë i ka dhënë 22 miliardë euro ndihmë humanitare, financiare dhe ushtarake.
“Ukraina nuk duhet ta humbasë këtë luftë”, tha ai. Më pas edhe kryeministri ukrainas Denys Shmyalai raportoi për takimin me Lindner dhe falënderoi Gjermaninë për mbështetjen.
“Projektet tona të bashkëpunimit do të jenë afatgjata”, u shpreh zyrtari ukrainas, raporton DW.
Të dy vendet tashmë janë duke punuar në pesë projekte investimi të vlerësuara në rreth 247 milionë euro dhe po shqyrtojnë tre të tjera për një total prej mbi 70 milionë.
/Shqip.com