Lajme Ballkan

Stefanoviq: Nuk kam punuar kundër Vuçiqit, jam gati të futem në poligraf

Aleksandar Vuçiq dhe Nebojsha Stefanoviq

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi shtunën se është i gatshëm të dalë para organeve kompetente shtetërore dhe të testohet në mënyrë poligrafike për të gjitha akuzat kundër tij.

Në konferencën për shtyp, Stefanoviq hodhi poshtë akuzat se ka punuar kundër Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com.

“Unë jam gati të dal para autoriteteve shtetërore, t’i përgjigjem çdo pyetjeje dhe nuk do të ndalem derisa të zbulohet çdo gënjeshtër,” tha zëvendëskryeministri Stefanoviq.