Sport Shqiptar

Partizani fiton në Letoni

Kampioni i Shqipërisë, Partizani ka fituar me përmbysje  në Letoni. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 1-2 përballë Valmieras në takimin e parë të raundit të tretë në Conference League.

Në këtë mënyrë është hedhur një hap drejt kalimit në “play-off”, që do e afronte Partizanin me realizimin e ëndrrës për të luajtur në grupet e kësaj gare.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve falë golit shumë të bukur të brazilianit Gustavo Silva (27’).

Por, “Demat” përmbysën gjithçka falë realizimeve të Tedi Carës (58′) dhe Arinaldo Rrapajt (78′), me këtë të fundit që shënoi me një goditje nga larg.

Sfida e kthimit do të zhvillohet në “Air Albania” të enjten e ardhshme, më 17 gusht.

/Shqip.com