Lajme

KMShK-ja, thirrje mediave të respektojnë Kodin e Etikës në raportimet për “Bon Vivant”

KMShK-ja, thirrje mediave të respektojnë Kodin e Etikës në raportimet për “Bon Vivant”
KMShK-ja, thirrje mediave të respektojnë Kodin e Etikës në raportimet për “Bon Vivant”

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), përmes një komunikate iu ka bërë thirrje mediave anëtare dhe mediave online në përgjithësi që të respektojnë Kodin e Etikës në rastin e raportimit për ngjarjen në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë.

KMShK-ja ka thënë se disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës.

“Disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës”, thuhet në njoftimin e KMShK-së.

Postimi i plotë:

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) iu bën thirrje mediave anëtare dhe mediave online në përgjithësi që të respektojnë Kodin e Etikës në rastin e raportimit për ngjarjen në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë.

Disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës.

KMShK iu bën thirrje mediave të kenë kujdes dhe t’i përmirësojnë shkeljet e bëra, duke respektuar dinjitetin e viktimës dhe privatësinë e familjarëve të tij.

/Shqip.com