Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(02.08.2023 08:01:47)

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.
/Shqip.com