Ilire Zajmi / Si shmang sfidat
Publikuar:
(01.08.2023 13:34:25)

SI SHMANG SFIDAT
Ajo nuk është Kleopatra e as Nora e Kelmendit
por sfidat si shmang kurrë, as ditët e vështira për tu kapërdirë
jeton për gjërat me të cilat askush tjetër nuk dëshiron të përballet
mos u habisni kështu ka qenë gjithmonë
një grua luftëtare dhe e guximshme
më e guximshme se frika për tu futur në betejat që e nxjerrin fituese.
Një grua Amazonë vetëm kështu kalitet
ndryshimi vjen vetëm nga dhimbja e një udhëtim i vështirë.
Por mbi të gjitha, është pasioni i zjarrtë i një gruaje që nuk do të mohohet.
Mos prisni që ajo të heqë dorë, të ndalojë a të largohet nga gjërat që do.
Mos u habisni kështu ka qenë gjithmonë
një grua luftëtare dhe e guximshme.
/Shqip.com