Dukagjini pëson humbje nga Rijeka

Dukagjini ka pësuar humbje nga HNK Rijeka me rezultat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të kroatëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën ta shënojnë edhe një gol.
Goli u shënua në minutën e 30-të nga Niko Jankovic.
Në pjesën e dytë, Dukagjini rriti paksa rastet, por përsëri mysafirët ishin skuadër më e mirë në reaprtin e mbrojtjes.

Megjithatë, gjithçka iu vështirësua në minutën e 62-të kur kapiteni Altin Merlaku mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 lojtarë.
Në minutën e fundit të ndeshjes, edhe trajneri Armend Dallku u ndëshkua me të kuq dhe ndeshja u mbyll me humbjen e Dukagjinit 0-1.
Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në “HNK Rijeka Stadium Rujevica” me 3 gusht.
/Shqip.com