Vdes 50-vjeçari në Mitrovicë, bie nga ura
Publikuar:
(26.07.2023 15:10:44)

Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga ura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Lajmin për media e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
Rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes”.
“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës, ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
/Shqip.com