Lajme

Gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, lejohet që bashkëshorti i njërës prej viktimave të marr pjesë në proces në emër të saj

Është lejuar që në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë, të dëshmojë bashkëshorti i mbijetuar i njërës prej viktimave pasi që e njëjta, kishte ndërruar jetë së fundmi.

Kjo u bë e ditur përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Vendim është marr nga trupi gjykues më 21 korrik 2023, me të cilin është miratuar kërkesa e avokatit të viktimave.

Në muajin prill të këtij viti ka nisur gjykimi ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

/Shqip.com