I konfiskohet arma me të cilën shtiu në aheng familjar
Publikuar:
(19.07.2023 08:54:21)

Një personi, në Nerodime të Epërme të Ferizajt, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar.
“Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 18.07.2023 – 00:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
/Shqip.com