Loredana shfaqet e lumtur në krahët e partnerit, sjell imazhe të reja përkrah Karim Adeyemi
Publikuar:
(18.07.2023 10:40:02)

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi konfirmoi lidhje e saj të re të dashurisë me yllin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.

Dhe tashmë dyshja nuk hezitojnë që të shfaqin dashurinë dhe momentet e tyre së bashku në rrjetet sociale.

Këtë ishte futbollisti gjerman ai që postoi një imazh përkrah rap-artistes shqiptare në InstaStory.
Fotoja u shpërnda edhe nga Loredana, e cila postimin e shoqëroi me këngën “Just the Tow of Us” të Grover Washington.

Në imazh, dyshja shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit teksa shijojnë një ditë relaksuese në natyrë.
/Shqip.com