Lajme

Kastrati: FSK-ja ka detyra ushtarake, jo civile

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka folur rreth deklarimit të KFOR-it, për dronët Bayraktar TB2, të prezantuar nga Kosova, e që sipas forcës shumëkombëshe KFOR mund të përdoren vetëm në koordinim me ta.

Ndërkohë, Kastrati tha se hapësirën e lartë në Kosovë e kontrollon Hungaria, kurse hapësirën e ulët e kontrollon KFOR-i.

Duke folur rreth deklaratës së KFOR-it, se do të ndihmojë zhvillimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve, në asgjësim të mjeteve shpërthyese, kërkim dhe shpëtim dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është ushtri.

“Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë të KFOR-it, ndoshta e kanë bërë këtë deklaratë për t’ia bërë qefin dikujt. Mirëpo FSK-ja që nga viti 2018 është ushtri me mision ushtarak”, tha Kastrati, raporton mediumi publik.

Ndryshe, KFOR-i ka sqaruar për medie se përdorimi i të gjitha kategorive të dronëve, duke përfshirë “Bayraktar TB-2”, bëhet në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se komandanti i KFOR-it, ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

/Shqip.com