Partizani barazon me Bate Borisov – rezultatet komplete
Publikuar:
(11.07.2023 23:12:39)

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes kampionit të Shqipërisë, Partizanit dhe Bate Borisov, e vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Champions League.
Në 45 minutat e para nuk kanë munguar rastet e krijuara nga të dyja skuadrat, por “Të Kuqtë” në përgjithësi u panë më kërkues pavarësisht se nuk mundën të tundin rrjetën e bjellorusëve.
Në pjesën e dytë kanë qenë mysafirët që kanë kaluar të parët në avantazh, por gëzimi i tyre zgjati vetëm pak minuta pasi Tedi Cara barazoi gjithçka.
Edhe pse vendësit luftuan deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

/Shqip.com