DJ i njohur Diplo akuzohet për përdhunim seksual të një 25-vjeçare
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/dj-diplo.webp)
Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, mund të përballet me akuza penale me pretendimet se përdhunoi një grua, sipas një raportimi të bërë nga BuzzFeed.
Producenti u akuzua nga një grua 25-vjeçare, të cilën Departamenti i Policisë në Los Angeles, nuk e identifikoi për shkak të privatësisë për regjistrimin e videove seksuale pa lejen e saj.
Zyra e Prokurorit të Qytetit të Los Angeles ka shqyrtuar akuzat për shkeljen e intimitetit dhe dhënien me qëllim të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/diplo-1024x650.jpg)
“Ne po e shqyrtojmë dhe nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, tha zëdhënësi i avokatit, Rob Wilcox.
Gruaja, e cila paraqiti ankesën në tetor të vitit 2020, gjithashtu pohoi në polici se Diplo, tani 42 vjeç, e përdhunoi atë në dhomën e tij të hotelit në Las Vegas pas një prej koncerteve të tij, por asnjë akuzë penale nuk është ngritur për incidentin e pretenduar.
Avokatët e Diplos në anën tjetër i mohuan të gjitha pretendimet që ata kishin bërë më parë në deklarata publike dhe dokumente gjyqësore, por ata thanë se letra nuk mund të citohej për konsum publik.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/diplo2-1024x747.jpg)
“Për të qenë të qartë, në asnjë mënyrë klienti im nuk ka shkelur asnjë ligj,” tha avokati i DJ Bryan Freedman më parë për Billboard , duke pretenduar se gruaja po “ngacmonte” atë.
“Në fakt, ai e ka bërë vazhdimisht të qartë se ai nuk dëshiron asgjë që ka të bëjë me këtë person – dhe thjesht ka nevojë që ngacmimet e saj të vazhdueshme ndaj familjes së tij të përfundojnë”, ka deklaruar ai.
DJ amerikan ka ndërmarrë veprimet e tij kundër viktimës së supozuar, duke siguruar një urdhër ndalimi të përkohshëm dhe duke e paditur atë për ndjekjen, shkeljen dhe shpërndarjen e materialeve private./SHQIP.com