Mbytet babai me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës

Lajmi i përditësuar
Fillimisht policia njoftoi se ishin tre shtetas nga Kosova, por pas informacioneve të mëtejshme raportoi se tre viktimat janë nga Tirana.
***
Mbytet babai dhe djemtë e tij të mitur në plazhin e Vilë-Boshtovës në Kavajë.
“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).
Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Shqip.com