Lajme

Abazoviç takon Ramën, flet për tensionet në Veri të Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij që të kontribuoj në shtensionimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se Mali i Zi mbështet çdo iniciativë paqësore për arritjen e një konsensusi.

Kishim një takim goxha të gjatë, qëllimi është që të investojmë përpjekje me qëllim të deeskalimit të situatës në Rajon. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim dhe duam që kjo do të jetë një rrugë që do të marrin dhe fqinjët tanë. Qëllimi është që rajoni të jetë i fokusuar te e ardhmja, jo te e kaluara, jemi lodhur me çështjet e të kaluarës. Sigurisht që ka çështje ende të hapura, por urojmë që t mbyllen sa më shpejt. Ne nuk mbështesim asnjë lloj agresiviteti, çdo gjë që nënkupton që dy palë të ulen të flasin me njëri-tjetrin, që me mënyra demokratike të gjendet zgjidhje, ne absolutisht e mbështesim këtë”, tha Abazoviç, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

/Shqip.com