Një i vdekur dhe 3 të plagosur nga rrëzimi i avionit në Kaliforni
Publikuar:
(05.07.2023 12:52:14)

Një aeroplan i vogël u rrëzua të martën në qytetin Murrieta të Kalifornisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.
Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Riverside tha se katër persona ishin në bordin e avionit kur ai u rrëzua, duke rezultuar në një person të vdekur në vendngjarje dhe tre të tjerë që u transportuan me ambulancë në spitalet lokale.
Nga të plagosurit, njëri pësoi lëndime të lehta, tjetri kishte lëndime mesatare dhe një i tretë pësoi lëndime të rënda.
Zyrtarët kishin thënë se të paktën disa nga ata në bord ishin bllokuar në aeroplan pas rrëzimit.
/Shqip.com