Nipi i Xhafer Devës: Gjykata e Berlinit e hodhi poshtë padinë time ndaj Rohdes
Valdet Deva, nipi i Xhafer Devës, ka njoftuar se Gjykata e Berlinit ka hedhur poshtë padinë e tij ndaj ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, për “shpifje të rëndë ndaj figurës së Xhafer Devës”.
Këtë, Deva e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, i cila tha se padia është hedhur poshtë nga Gjykata “në bazë të asaj se pala paditëse nuk ka përmbushur kushtin për tentimpajtimi/marrëveshjeje midis palëve”.
“Unë me rastin e paraqitjes së dëshmive pranë kësaj gjykate, kam parashtruar dëshmitë me shkrim, ndër të tjera të gjitha letrat e dërguara në adresën e ambasadorit Rohde, ku i kërkoj takim dhe i jap mundësinë për paraqitjen e provave ose kërkim falje për deklaratën e tij. Duket se kjo nuk paska mjaftuar për Gjykatën e Berlinit”, ka shkruar ai.
Tutje, ai tha se mbas paraqitjes së provave në lidhje me këtë padi pranë Gjykatës, “asnjëherë nuk mu prezantua përgjigja nga pala tjetër, gjë qe është e domosdoshme dhe normale në procedurën ligjore në rast padije private”.
Ai tha se do të vazhdojë punën për ndriqimin e figurës së Xhafer Devës si dhe kthimin e pronave te familjes Deva.
Kujtojmë që, në shkurt të vitit të kaluar. Ministria e Kulturës së bashku me partnerët ndërkombëtarë, ishte gati për ta nisur restaurimin e ish-shtëpisë së Xhafër Devës në Mitrovicë.
Mirëpo, projekti u pezullua pasi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Xhafer Deva ka qenë kolaboracionist nazist që ishte pjesë e divizionit famëkeq “Skanderbeg”.
“Ne nuk kemi asgjë kundër renovimit të shtëpive historike. Në Gjermani…Ne kemi kundërshtuar, kur është thënë shtëpia e Xhafer Devës. Duhet të njihet figura e Xhafer Devës. Ai ka qenë një kolaboracionist dhe protagonist i Divizionit-SS “Skanderbeg””, kishte deklaruar Rohde.
/Shqip.com