Gerrard i kthehet punës si trajner
Publikuar:
(03.07.2023 20:31:00)

Edhe Steven Gerrard në Arabinë Saudite. Ish-kapiteni historik i Liverpoolit, është emëruar trajneri i ri i Al Ettifaq, skuadër që garon në elitën e futbollit saudit.
43-vjeçari deklaroi rreth dy javë më parë se kishte refuzuar ofertën e drejtuesve të Al Ettifaq. Ndërkohë që sot ka ardhur zyrtarizimi si trajneri i Al Ettifaq.
Kjo do të jetë aventura e tretë si trajner për ish-mesfushorin e madh anglez. Më pare, ai ka drejtuar Rangers (Skoci) dhe Aston Villan në Premier League.

Skuadrën nga Birmingami, Gerrard e drejtoi në periudhën nëntor 2021-tetor 2022. Ndërkohë që me Rangers fitoi titullin kampion.
/Shqip.com