Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, sulmoi gruan
Publikuar:
(02.07.2023 08:28:50)

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Fushë Kosovë 28.06.2023-10:00. Me 01.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
/Shqip.com