Hoti: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, që sjellin sanksione
Publikuar:
(01.07.2023 20:07:56)

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se Qeveria nuk e ka njoftuar Kuvendin e as qytetarët për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se Kuvendi duhet të mblidhet në një seancë të jashtzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve.
Tutje, ai ka akuzuar kryemnistrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmanin, për situatën e krijuar.
“Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit. Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik”, tha Hoti.
/Shqip.com