Lajme

KFOR-i, kryetari i Istogut dhe Ipeshkvi i Kishës Ortodokse nënshkruajnë një kontratë

KFOR-i ka njoftuar se të shtunën është mbajtur një takim mes Ipeshkvit të Kishës Ortodokse, Tedosije Sibaliq dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

KFOR-i, ka njoftuar se ky takim është mbajtur për ta nënshkruar një marrëveshje “të rëndësishme mes dy palëve”.

“Komanda rajonale perëndimore ka mbajtur ost një takim mes Ipeshkvit të Kishës Ortodoske, Teodosije Sibaliq dhe kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme mes dy palëve lidhur me rizhvillimin e një zone urbane”, thuhet në njoftim.

Tutje, u bë e ditur se kjo marrëveshje përfshinë edhe një shesh lojërash për fëmijë.

/Shqip.com