Këshilltarja lokale e BE-së kërkon shkarkimin e Borrellit e Lajçakut

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre.
Schneeberger, këtë e bëri të ditur përmes një postimim në Twitter.
“Të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian, ju keni të drejta demokratike të kontrollit në funksionin tuaj. Ju lutemi përdorni ato për të garantuar demokracinë dhe paqen në Evropë. Masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve ne”, ka shkruar ajo.
Tutje, ajo tha se “ka presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po zbaton demokracinë dhe sundimin e ligjit, siç presim nga një vend demokratik që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së. Nga ana tjetër po qetësohet agresori dhe autori i vërtetë i përshkallëzimeve dhe sulmeve brutale ndaj paqeruajtësve të NATO-s”.
Ajo tha se zbatimi i demokracisë dhe shtetit ligjor “nuk është kurrë një provokim”.
“Ju bëj thirrje të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Përfaqësuesi Special Miroslav Lajčák dhe Drejtori i Përgjithshëm Gert Jan Koopman”, tha tutje deputetja austriake.
/Shqip.com