Florida lëshon alarm shëndetësor për sëmundjen e shkaktuar nga mushkonjat
Publikuar:
(28.06.2023 15:18:29)

Departamenti i Shëndetit i Floridës ka lëshuar këshillë mbarëkombëtare për sëmundjen e shkaktuar nga mushkonjat pasi katër raste të kontraktuara të malaries u raportuan përgjatë bregut të Gjirit në jug të Tampa.
Një alarm shëndetësor i lëshuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu vuri në dukje se një rast tjetër është zbuluar në Teksas, duke shënuar herën e parë që ka pasur përhapje lokale të malaries në Shtetet e Bashkuara në 20 vjet.
Katër banorët në kontenë Sarasota morën trajtim dhe janë shëruar.
Malaria, e shkaktuar nga një parazit që përhapet përmes pickimeve të mushkonjave Anopheles, shkakton ethe, të dridhura, djersitje, nauze dhe të vjella dhe dhimbje koke. Nuk përhapet nga personi në person.
/Shqip.com