Hovenier dhe Abbott urojnë festën e Kurban Bajramit
Publikuar:
(28.06.2023 13:34:35)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, u ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë dhe më gjerë.
Urimet e tij, Hovenier i ka bërë në rrjetin social Twitter.
“Dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën!”, ka shkruar Hovenier.
Gjithashtu, festën e Kurban Bajramit, e ka uruar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
“Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë le t’ju sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet, juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Abbott.
/Shqip.com