Sveçla uron Kurban Bajramin: Në veçanti policët e gazetarët që ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, të besimit mysliman me rastin e Kurban Bajramit.
Sveçla, ka uruar “shëndet, fat dhe lumturi uroj t’ju sjellë ky Bajram, të gjithëve ju por edhe gjithë shoqërisë e shtetit tone”.
Tutje, ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është në shërbim dhe u ka bërë një urim të veçantë atyre.
“Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë”.
Gjithashtu ai ka uruar edhe gazetarët, duke thënsë se “ëvërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit”.
/Shqip.com