Abbot i shpreh ngushëllime familjes së viktimave: Më bën përshtypje përkushtimi i qytetarëve që ofruan mbështetje
Publikuar:
(25.06.2023 16:16:41)

Ambasadori britanik, Nicholas Abbot, i ka shprehur ngushëllime familjes së dy personave që humbën jetën për shkak të vërshimeve, në Pejë.
Gjithashtu, Abbot tha se i bën përshtypje përkushtimi i qytetarëve që u ofruan ndihmë të prekurve nga vërshimet.
“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë. Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka shkruar Abbot në Twitter.
Të shtunën në Pejë, reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime duke dëmtuar edhe shumë vendbanime dhe rrugë.
/Shqip.com