Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje për arrestimin e personit në kërkim ndërkombëtar

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të martën në Prishtinë është arrestuar një shtetas të huaj, i cili kishte urdhër arrest ndërkombëtar.

 Kurse në lokacionin ku është arrestuar i kërkuari, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, nën dyshimin se posedonin substanca të dyshuara narkotike.

“Prokuroria dhe Policia me njësitet e tjera mbështetëse kanë realizuar një operacion efikas, me ç ‘rast kanë arrestuar një person, shtetas të huaj, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar, pra i njëjti kishte urdhër arrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin  e Prokurorisë.

Personi i lartcekur dyshohet se ka qenë i përfshirë në vepra penale të “Mashtrimit”.

Ilustrim

“Gjatë realizimit të operacionit policor në lokacionin ku është arrestuar i kërkuari, i lartcekur me urdhër arrest ndërkombëtar, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, nën dyshimin se posedonin substanca të dyshuara narkotike”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast janë përgjigjur edhe njësitet policore të anti-drogës në Prishtinë të cilët sipas autorizimeve të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime tjera të nevojshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, derisa tre personat e tjerë janë duke u intervistuar në polici, dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale. /Shqip.com