Sport Shqiptar

Zyrtare: Armando Sadiku bëhet me ekip të ri

Armando Sadiku i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e tij të re.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka mbyllur aventurën në Spanjë te Cartagena, teksa tashmë ka vendosur të vazhdojë karrierën në Indinë e largët.

Klubi indian, Mohun Bagan ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit elbasanas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

32 vjeçari shqiptar ka firmosur për dy vite me klubin kampion në Indi dhe pritet që sezonin e ardhshëm të tregojë cilësitë e tij.

Në Indi e presin me optimizën lojtarin e kombëtares tonë, i cili me Catagenan këtë sezon arriti të shënonte 8 gola në 31 ndeshje.

Kujtojmë se Sadikun e tentuan dy skuadrat kryeqytetase, Tirana dhe Partizani, por sulmuesi ka preferuar Indinë para rikthimit në kampionatin shqiptar.

/Shqip.com