Shqipëria fton qytetarët që gjenden në Rusi ta kontaktojnë ambasadën e saj në Moskë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, u ka bërë thirrje shtetasve të Shqipërisë të cilët aktualisht gjenden në Rusi, të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Moskë.
Kjo erdhi pas zhvillimeve dramatike në Moskë, ku grupi mercenar rus, Wagner, po shkon drejt Moskës.
Sipas njoftimit, ministria po ndjek në vazhdimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me aleatët, mbi reagimet e mundshme.
“Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, është bërë e ditur se shtetasit e Shqipërisë që gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë direkt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën [email protected].
/Shqip.com