Kurti dhe Vuçiq takohen ndaras me Borrellin dhe Lajçakun

Idetë konstruktive dhe gatishmëria për kompromis janë ato që nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veriun e Kosovës.
Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili pasditen e së enjtes, në Bruksel, ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nga palët pritet ulja e tensioneve dhe përmbushja e obligimeve të tyre, pa parakushte”, ka shkruar Borrell në rrjetin social Twitter, pas përfundimit të takimit me shefin e ekzekutivit kosovar, dhe në nisje të takimit me udhëheqësin serb.
Më herët, Borrell ka shkruar se “situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”./REL
/Shqip.com